top of page

Biftek me djath



Përbërsit


500 gr mish i grirë

3 feta bukë, vetëm tuli

1 gotë qumësht (180 – 200 ml)

100 gr djath të grirë regato

1 kupë me majdanoz të grirë

1 lugë kafeje piper i zi

1 lugë kafeje qimnon

1 lugë kafeje trumzë

Kripë sipas dëshirës


Përgatitja


Vendosim ne nje enë bukën dhe qumështin dhe e lëm 10 minuta.


Ne enën kryesore vendosim mishin e grirë dhe hedhim të tërë përbërsit dhe i përziejm mirë dhe lehtë per 5 minuta sa të formohet nje mase e njetrajtshme.


Pasi kemi mbaruar, formojmë biftekët në masën qe duam dhe i vendosim ne një pjatencë. I mbulojmë me membran guzhine dhe i lemë në frigorifer per 1 ore.


Këtë e bëjme që të bashkohen shijet e përbërësve dhe që të mbajnë formën gjate pjekjes.


Duke i punuar me duar përbërësit nxehen dhe po ti futim direkt në furrë do humbasin formën që ju dhamë.


Pasi i nxjerim nga frigoriferi i vendosim në një tepsi të shtruar me letër pjekje.


I pjekim ne furrë të paranxehur në 200 °C për 30 – 35 minuta. I shërbejm të ngrohta me garniturën që duam.


Shijoeni!



Comments


bottom of page