top of page

Byrek me pulë


Përbërsit


1 pako petë të gatshme

250 gr pulë e zier

200 gr djath

250 ml qumësht

2 vezë

50 gr gjalp

1 kupë oriz

1 kupë vaj

500 ml ujë të nxehtë

Piper

Kripë


Përgatitja


Vendosimë kusinë të nxehet në temperaturë 190 °C. Hedhim gjalpin dhe e lëmë të shkrijë.


Shtojmë mishin të cilin e kemi prerë në copa te vogla. E skuqim pak nga të gjitha anët që gjatë gatimit të mbajë formën fillestare për 2 – 3 minuta.


Pasi mishi ka marë ngjyrë si portokalli, hedhim orizin. E lëmë 2 minuta të skuqet. Shtojmë ujin e ngrohtë, kripë dhe piper sipas dëshirës, dhe e lëmë të ziej sa të pijë ujin.


Kur pilafi e ka pirë ujin vendosim kapakun dhe e lëmë të qetësohet 15 minuta.


Pasi kalojnë 15 minuta, dhe duke qëne akoma i nxehte, shtojmë qumështin dhe vezët dhe e trazojmë me kujdes që mos të thërmohet mishi.


Pasi është ftohuër masa që pregatitëm shtojmë djathin duke e prerë në copa të vogla.


Hapim pakon e petëve dhe i mbulojmë me një pecete që mos të thahen.


Marim një pete dhe e mbështesim në tavolinë, e lyejm me vaj dhe e palosim me dysh. Lyejm me vaj siperfaqen e siperme. Në qëndër të petes vendosim 2 – 3 lugë nga masa që pregatitëm. Kujdesemi të ketë mish dhe djath.


Kapim me kujdes cepat e kunderta të petëve dhe formojmë një si boçe. Përdredhim pjesën e poshtme njëhere dhe ulim cepat një e nga një duke i kaluar nga poshtë. E vendosim në tepsi.


Pasi i kemi pregatitur të tëra byreqet i lyejm nga lart me vaj.


I pjekim në skarën e poshtme në 200 °C për 45 – 50 minuta. Pasi i nxjerrim nga furra i mbulojmë me një pecete dhe i lëmë të ftohen.




Comments


bottom of page