top of page

Meze me speca dhe sallam


Përbërsit


4 domate

4 – 5 speca me ngjyra të ndryshme ose jeshile

500 gr sallam

1 lugë kafeje piper i kuq

1 lugë kafeje piper i zi

1 lugë kafeje rigon

kripë


Përgatitja


Presim sallamin në çopa sipas dëshirës. Specat i presim në rripa kurse domatet i grijmë në blender. Nxehim kusinë në temperaturë të mesme (180 °C)


Vendosim të parin sallamin të skuqet në vajin që ka vetë.


Pasi ka marë ngjyrë të kënaqshme hedhim specat dhe i skuqim dhe ato në vajin e sallamit.


Kur të jenë pothuajse të skuqura hedhim domaten e grirë, piperin e kuq, piperin e zi dhe kripën.


Nuk hedhim ujë.


Vendosim kapakun, ulim më shumë temperaturën dhe i lëm të ziejnë sa të pijnë lëngjet e tyre.


Shtojmë vajin dhe rigonin dhe i lëm të ziejnë dhe 5 minuta. E heqim nga zjari.


E shërbejmë edhe si meze, vetëm, ose të shoqëruar me çfarë dëshirojmë.




Comentarios


bottom of page