top of page

Pasta me çokollatë


Përbërsit


Për brumin

1 ½ e kupës miell që fryhet vetë (200gr)

¼ e kupës kakao (30gr)

1 lugë kafeje sodë gatimi (8gr)

½ e kupës bajame të grira

½ e kupës gjalp i shkrirë (125gr)

200 gr çokollatë gatimi

1 kupë sheqer pluhur

2 vezë të rahura lehtë

1/3 e kupës krem qumështi (80gr)


Për kremën

150 gr çokollatë gatimi

½ e kupës krem qumështi (120gr)


Për zbukurim

Bajame të grira (Ju mund të përdorni bajame, arra, lajthi – cfarë të doni)


Përgatitja


Në një enë hedhim miellin pasi e kemi kaluar në sitë. Shtojmë kakaon. I përziejm dhe hedhim vezët e rahura, gjalpin me çokollatën e shkrirë dhe sheqerin pluhur.


I trazojmë me kujdes dhe shtojmë kremën e qumështit.


Vazhdojm të trazojmë lehtë derisa të tërë përbërësit të bëhen një masë e njëtrajtshme. Në fund shtojmë sodën e gatimit dhe përziejm përsëri me kujdes.


Lyejm me gjalp një tepsi 22 cm dhe hedhim në të brumin e pregatitur. E pjekim në furrë që e kishim paranxehur në 180 °C për 40 minuta.


Provojmë me një thikë në mes të tepsise. Në qoftëse thika del e pastrër domethënë që embelsira është gati. E nxjerim dhe e lëmë të ftohet.


Pasi është ftohur pasta pregatisim kremën.


Shkrijmë çokollatën, në furrë me mikrovalë ose në ben mari. Në një enë përziejm çokollatën e shkrirë me kremën e qumështit.


Pasi i kemi përzier mirë e shtrojmë mbi pastën e ftohtë. Hedhim bajamet e grira dhe e mbulojmë me një membran guzhine. E lëmë 2 orë të qetësohet.


Kur të jetë gati e presim sipas dëshirës dhe e konsumojme!


*Në qoftëse tepsia që keni është më e madhe të perdorni dyfishin e sasisë së përbërësve.




Comments


bottom of page