Patate në furrë
- Recipes of Bliss
- Dec 3, 2019
- 1 min read

Përbërsit
1 kg patate
250 gr djath kaçkavall, i grirë
250 gr proshutë të prerë në copa (ose përdorni çfarë ju pëlqen)
Vaj ulliri sipas dëshirës
Kripë
Piper
Përgatitja
Në tepsinë që do përdorim hedhim vaj dhe e lyejmë që mos të ngjiten patatet. Qërojmë dhe presim patatet në rondele dhe i vajosim.
Shtrojmë një shtresë me patate në tepsi, hedhim kripë, piper, proshutë dhe djath.
Përsëritim me të njëjtën rradhë derisa të mbarohen të tërë përbërësit.
Nuk shtojme ujë.
I pjekim në 150 °C në skarën e poshtme për 1 orë pothuajse (Ne varësi të furrës)
I konsumojmë të ngrohta me garniturën që duam.
Comments