Pulë në marinadë me proshutë
- Recipes of Bliss
- Dec 19, 2019
- 1 min read

Përbërsit
500 gr fileto pule
250 gr proshutë
1 kupë kos
1 lugë supe mustardë
1 lugë supe piper i kuq
Piper i zi sipas dëshirës
Kripë sipas dëshirës
1 limon
Përgatitja
Presim pulën në copa të vogla.
Në një enë hedhim kosin, mustardën, piperin e kuq dhe lëngun e limonit.
I trazojmë mirë dhe vendosim copat e pulës.
I përziejm qe marinada që pregatitëm të mbulojë të gjitha copat e mishit.
NUK hedhim kripë dhe piper të zi.
E mbulojmë enën dhe e futim në frigorifer të paktën 2 orë.
Pasi e nxjerrim shtojmë kripën dhe piperin e zi dhe i trazojmë mirë.
Marim një fetë proshutë dhe mbeshtjellim me të nje copë mish.
E vendosim në tepsinë që do ta pjekim.
Të njejtën gjë bëjmë me të gjitha copat e mishit.
E pjekim në furrë të paranxehur në 220 ◦C për 35-40 minuta.
NUK hedhim ujë.
Comments