top of page

Qebap me kos dhe salce




Përbërsit


Per qebapët:

500 gr mish i grirë

3 feta bukë (vetëm tulin)

1 gotë qumësht (180 – 200 ml)

2 kokra qepë të grira

1 lugë supe trumzë

1 lugë supe piper i kuq

½ lugë kafeje arrë moskat

piper i zi

kripë


Per salcën

4 kokrra domate

2 speca

1 lugë supe piper i kuq

Kripe

2 lugë supe vaj ulliri

1 lugë kafeje rigon


Per Jaurtlu

Qebapët

Salcë

Kos

Patate të skuqura

Kripë dhe piper sipas deshires


Përgatitja


Per qebapët:

Në një enë vendosim bukën dhe qumështin që të zbutet duke thithur të gjithe sasinë e qumështit. Në enën kryesore vendosim mishin e grirë. (Mund të përdorni çfar mishi doni. E mira është të jenë 2 llojë mishi çfar ju pëlqen, dhe një sasi mish qengji i grirë).


Hedhim me rradhë të gjithë përbërsit dhe i punojmë me dore të pakten 5 minuta sa brumi që bejmë të bëhet i njëtrajtshëm dhe të shkëputet nga ena.


Formojmë qebapët duke i punuar me duar dhe i vendosim në një pjatencë. Kur kemi pregatitur të gjithë qebapët i mbulojmë me membrane guzhine dhe i vendosim per 1 orë në frigorifer.


Pasi i nxjerim nga frigoriferi i vendosim në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje. Ngrohim furrën në 200 °C.


I vendosim në furrë të piqen në skarën e mesit për 30-35 minuta.


Po të doni mundeni ti piqni dhe në gril.


Per salcën

Presim dhe grijmë domatet dhe specat dhe i vendosim në kusi. Shtojme piperin e kuq, kripën dhe vajin. I ziejmë për rreth ½ ore në temperaturë të ulet (nuk perdorim fare ujë) deri sa të ngelet vetëm ne vaj.


Pasi sigurohemi që kane pirë të gjitha lengjet shtojmë rigonin dhe e lëmë të qetësohet.


Ne qoftëse doni të bëni sasi më të madhe koha e zierjes është me e gjatë.


Per Jaurtlu

Skuqim patatet dhe i vendosim në një pjate me letër guzhine që të thithi vajin e tepërt.


Ne pjate vendosim një shtresë me patate të skuqura.


Mbi patatet vendosim 3 qebap.


Mbulojmë qebapët me kos dhe mbi kosin hedhim salcën.


Patatet, qebapët dhe salca duhet të jenë të ngrohta, kurse kosi duhet të jetë në temperaturën e ambientit.


Shijoeni!




Commentaires


bottom of page