Tavë me fasule me spinaq në furrë
- Recipes of Bliss
- Dec 18, 2019
- 1 min read

Përbërsit
500 gr fasule kokërr madhe
500 gr spinaq
1 kupë vaj ulliri
500 gr domate
½ e kupës majdanoz te grirë
½ e kupës qepë te njoma, te grira
½ e kupës kopër, te grirë
½ e kupës dhjozëm
250 gr djath
Përgatitja
Fasulet i lajmë dhe i vendosim në një enë me ujë 12 ore që të zbuten.
Pasi janë zbutur i ziejm për 1.5 orë me temperaturë të ulët. (120 – 150 °C).
Kur janë pothuajse të ziera i kullojmë dhe i hedhim në tepsin e vajosur.
Ne një enë përziejmë te gjithë përbërsit e tjerë përvec domateve dhe i shtrojmë mbi fasulet.
Grijmë domatet në blender dhe i hedhim dhe ato në tepsi.
Hedhim vajin. Nuk hedhim ujë.
I pjekim në furrë të nxehur në skarën e poshtme në temperaturë 190 °C [lart posht] për 45 – 60 minuta (ne varësi të furrës) deri sa të ketë pirë lëngjet.
Comments