top of page

Çomlek


Përbërsit


500 gr mish

1 kg qepë të vogla të qëruara

50 ml vaj

3 domate të pjekura të grira

2 thelpa hudhër

4 gjethe dafine

1 lugë kafeje piper i zi

1 lugë supe kripë


Përgatitja


Në një kusi pa vaj vendosim mishin dhe e skuqim pak nga të gjitha anët që gjatë gatimit të mbajë formën fillestare.


Pasi mishi ka marë ngjyrën që duam hedhim qepët dhe i lemë dhe ato të skuqen pakë në yndyrnat që ka lëshuar mishi.


Shtojmë vajin dhe vazhdojmë ti skuqin duke trazuar me kujdes për 2-3 minuta.


Shtojmë domaten e grirë, thelpatë e hudhrës, gjethet e dafinës dhe 2 gota ujë. Trazojmë me kujdes të mbulohen të tërë përbërsit nga uji.


Vendosim kapakun dhe ulim temperaturën ne 100 °C. E lëmë të ziej për 1 orë e gjysëm. Kur kuptojmë që mishi është i zier, shtojmë kripën dhe piperin.


I trazojmë me kujdes që mos të prishet forma e qepëve dhe e mishit. Mbyllim kapakun dhe e lëmë të ziej akoma sa të pijë lënget dhe të ngelet vetem me vaj.


*Kripën dhe piperin nuk i hedhim që në fillim që të mundet mishi të ziej më shpejt. (Ju po të doni mundeni ti hidhni që në fillim)




Yorumlar


bottom of page