Buka më e shijshme që keni provuar
- Recipes of Bliss
- Dec 6, 2019
- 1 min read

Përbërsit
1 kg miell
300 ml qumësht i ngrohtë
300 ml ujë i ngrohtë
1 lugë supe sheqer
16 gr maja pluhur
1 ½ lugë supe kripë
50 ml vaj ulliri
1 vezë
Përgatitja
Në një enë hedhim qumështin dhe ujin e vakët, sheqerin, majanë dhe 2 lugë miell. I trazojmë dhe i lëmë të mbuluara 10 minuta për të aktivizuar majanë.
Pasi kanë kaluar 10 minuta shtojmë kripën, të bardhen e vezës dhe i trazojmë. Shtojmë miellin pjese pjese dhe formojmë brumin.
Ne fund hedhim pak vaj. E mbulojmë me membranë kuzhine dhe e lëmë të qetësohet 1 orë.
Pasi kalon 1 orë e ndajmë brumin në dy pjesë. Kjo sasi mielli është për 2 bukë.
Lyejm sipërfaqen e tavolinës me vaj, hedhim brumin dhe e punojmë me duar 2-3 minuta.
E ndajmë në 6 pjesë dhe formojmë 6 topa të vegjël.
Me çdo top formojmë me duar peta të vogla me diametër 10 cm dhe i palosim në tresh.
Pasi i kemi mbaruar i zgjatim ne nje gjatësi 30 cm, si litar.
Dy të parat i përdredhim me njëra tjetrën dhe formojmë një si kulaç, duke i mbledhur të dyja bashkë.
Katër të tjerat i bashkojmë nga njëra anë dhe formojmë një gërshet.
Pasi kemi bërë gërshetin e bashkojmë dhe nga fundi. E vendosim si kurorë tek kulaçi i parë.
E lëmë gjysëm ore të qetësohet.
Para se ta futim në furrë, e lyejm me të verdhën e vezës me pak vaj.
E pjekim në furrë të paranxehur në skarën e poshtme në 190 ◦C
Kur e nxjerim nga furra, e mbulojmë për 10 minuta me një pecetë.
Comments