Tartë me spinaq (Kis Lorraine / Pâte Brisée)
- Recipes of Bliss
- Dec 23, 2019
- 1 min read

Përbërsit
Për brumin
400 gr miell
150 gr gjalp
2 të verdha veze
Pak uje
Për mbushjen
1 kg spinaq
1 kupë majdanoz i grirë
1 kupë kopër e grirë
½ kupe qepë të njoma të grira
½ kupe dhjozëm e thatë
Djath feta sipas deshirës
1 vezë
1 gotë qumësht
kripë
piper
vaj
Përgatitja
Në një enë hedhim miellin, gjalpin, vezët dhe i përziejm sa të formohet një brumë i thatë.
Shtojmë pak ujë sa të mblidhet brumi.
Me një petës hapim brumin në një petë pak më të madhe nga tepsia ku do ta pjekim.
Lyejm tepsin me gjalpë dhe vendosim brumin e tartes duke e ngjeshur mirë në anët e tepsisë.
Në një enë vendosim spinaqin, hedhim pak kripë dhe e shtypim me duar që të ikin lëngjet e tepërta.
Përziejm spinaqin e shtrydhur me majdanozin, koprën, qepën dhe dhjozmën.
Shtojmë djath, kripë, piper dhe vaj.
E mbulojm dhe e lëmë 15 minuta.
Pasi kanë kaluar 15 minuta shtojmë vezën dhe qumështin.
Hedhim mbushjen që pregatitëm në tepsinë ku kemi vendosur brumin.
E pjekim në skarën e poshtme për 35 minuta në 190 ◦C.
Comments