Byreqe role me 8 petë, djath dhe pariza
- Recipes of Bliss
- Dec 11, 2019
- 1 min read

Përbërsit
500 ml miell
300 ml qumësht të ngrohtë
1 vezë, veç e verdha, veç e bardha
1 lugë supe sheqer
9gr maja pluhur
1 luge kripë
100 gr gjalp
100 gr djath edam
100 gr pariza
Përgatitja
Hedhim qumështin, majanë, sheqerin dhe 2 lugë supe miell.
I trazojmë dhe i mbulojmë.
E lëme të pushoj 10 minuta, të aktivizohet majaja.
Pas 10 minutave shtojmë kripën, të bardhën e vezës dhe mielin, piese pjese.
Formojmë brumin duke e punuar të paktën 5 minuta dhe shtojmë pak gjalp.
Ngjeshim dhe 2 minuta të tjera.
E mbulojmë dhe e lëmë 1 orë të qetësohet.
Pasi kalon 1 orë e vëmë brumin në tryezën e punës.
E punojmë pak me duar dhe e ndajmë ne 8 pjesë.
Formojmë 8 topa të vegjël dhe pastaj hapim 8 petë me diametër 10 cm.
I vendosim në një pjatë.
Marim petën e parë, e lyejm me gjalp, shtrojmë mbi të djathin dhe parizën, të cilat i kemi të grira.
Shtrojmë petën e dztë, e lyejm me gjalp, shtrojmë djath dhe pariza. Këtë e bejmë me të gjitha petët.
Mbulojmë me petën e fundit dhe e lyejm me gjalp.
Më një petës i hapim të 8 petët baskë ne një petë më të madhe, reth 30 cm.
E mbledhim në rolo dhe e presim në feta sipas dëshirës. I vendosim në tepsi me letër pjekjeje.
I lyejm me të verdhën e vezës dhe qumësht, dhe i lëmë 20 minuta të qetësohen.
I pjekim në 190 ◦C për 25-30 minuta në ajër.
Comments