top of page

Kroketa me djathë



Përbërsit:


150 gr djath të grirë guda

150 gr djath të grirë regato

150 gr djath të grirë edam

2 kokrra vezë, vetëm të bardhën


Përgatitja:


Në një enë hedhim të treja llojet e djathërave dhe vezët. I përziejm me kujdes për pak minuta deri sa të bëhet një masë kompakte.


Në vazhdim duke marr një sasi nga brumi formojmë topa të vegjël të njëtrajtshëm.


Pasi i kemi mbarruar i mbulojme me një membranë kuzhine dhe i vendosim gjysëm ore në frigorifer që të ftohen, se gjatë punimit me duar që të formojmë topat, temperatura e djathit rritet dhe do prishet forma e kroketës gjatë skuqjes.


Pasi i nxjerrim nga frigoriferi duhet ti skuqim menjehërë. Nuk ka problem te rrinë edhe më shumë ore në frigorifer, ose disa ditë. E mira është të skuqen pak minuta përpara se të konsumohen.


Në një kusi ose tigan të thellë hedhim vaj që ti mbuloj (jo vaj ulliri) dhe e lëmë të nxehet. Tempertura duhet të jetë e mesme (180 °C).


Kur kuptojmë që vaji është nxehur i hedhim të skuqen. Nuk i trazojme. Po pame që u ngjitën në fund të enës i levizim pak me kujdes.


Duan pothuajse 2 minuta. I nxjerrim nga zjarri dhe i vendosim në një pjate me letër kuzhine. I shërbejmë të ngrohta.


Shijoeni!




Comentarios


bottom of page