top of page

Pandespanjë



Përbërsit


8 vezë

¾ kupë gjalpë

3 kupa miell që fryhet vetë

1 kupë sheqer

1 limon

1 vanilie

Për sherbetin

5 kupa sheqer

7 kupa ujë

lëvozhgë limoni & 5 pika limon


Përgatitja


Në dy enë ndajmë vezët, veç e bardha veç e verdha.

Ne enën që hodhëm të bardhat e vezve shtojmë 3 lugë supe sheqer, ndërsa në enën qe vendosëm të verdhat e vezëve hedhim sheqerin që ngeli.

Me një mikser fillojmë rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin.

Pasi rrahim 2-3 minuta shtojmë gjalpin dhe vazhdojmë rrahjen edhe 3-4 minuta akoma sa të marrin një ngjyre si të bardhë.

E lëmë mënjanë dhe rrahim të bardhën e vezës me sheqerin pasi kemi pastruar mikserin që mos të ketë fare të verdhe veze. Përndryshe nuk do ta bëjmë dot meringën.

Rrahim të bardhat e vezëve 5-7 minuta sa të bëhet një masë e piksur, që po të kthejmë tasin mbrapsht të mos derdhet.

Pasi kemi mbaruar me këtë proçes, marim 1/3 e të bardhës së vezës dhe e hedhim në enën që kemi të verdhën.

Trazojmë me kujdes që të bëhet një masë e njëtrajtshme.

Shtojmë një kupë miell dhe trazojmë prapë mirë.

Hedhim në vazhdim 1/3 e të bardhës së vezës dhe prapë 1 kupë miell.

Pastaj hedhim 1/3 e fundit dhe kupën e fundit të miellit.

Pasi i kemi përzier të tëra me qetësi shtojme pak lëvozhgë limoni të grirë dhe një vanilie.

Përziejm me kujdes.

Në tepsinë që e kemi lyer me gjalp hedhim brumin e pregatitur dhe e pjekim në furrë të paranxehur në 180 ◦C për 45 minuta në ajer.

Pasi është pjekur e lëmë pandespanjën të ftohet dhe pregatisim sherbetin.

Në një kusi hedhim 7 gota ujë dhe 5 gota sheqer.

Gjithashtu shtojmë dhe lëvozhgë dhe 5 pika limoni.

Pasi ka lëvuar e lëmë 10 minuta të ziej dhe e hedhim mbi pandespanjën e ftohtë.

E shërbejmë të ftohtë.



Comments


bottom of page