Qebap
- Recipes of Bliss
- Nov 28, 2019
- 1 min read

Përbërsit
500 gr mish i grirë
3 feta bukë (vetëm tulin)
1 gotë qumësht (180 – 200 ml)
2 kokra qepë të grira
1 lugë supe trumzë
1 lugë supe piper i kuq
½ lugë kafeje arrë moskat
piper i zi
kripë
Përgatitja
Në një enë vendosim bukën dhe qumështin që të zbutet duke thithur të gjithe sasinë e qumështit.
Në enën kryesore vendosim mishin e grirë. (Mund të përdorni çfar mishi doni. E mira është të jenë 2 llojë mishi çfar ju pëlqen, dhe një sasi mish qengji i grirë).
Hedhim me rradhë të gjithë përbërsit dhe i punojmë me dore të pakten 5 minuta sa brumi që bejmë të bëhet i njëtrajtshëm dhe të shkëputet nga ena.
Formojmë qebapët duke i punuar me duar dhe i vendosim në një pjatencë. Kur kemi pregatitur të gjithë qebapët i mbulojmë me membrane guzhine dhe i vendosim per 1 orë në frigorifer.
Pasi i nxjerim nga frigoriferi i vendosim në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje. Ngrohim furrën në 200 °C.
I vendosim në furrë të piqen në skarën e mesit për 30-35 minuta.
Po të doni mundeni ti piqni dhe në gril.
I konsumojmë të ngrohta me garniture sipas deshires.
Shijoeni!
コメント