Si të bëni ullinjë për 30 dite! - Recipes of Bliss
- Recipes of Bliss
- Dec 2, 2019
- 1 min read

Përbërsit
Ullinjë jeshil
Ujë
Uthull
Kripë
Limontoz
Vaj ulliri
Rigon
Përgatitja
I lajmë ullinjtë dhe i vendosim në një enë me ujë dhe uthull. Në një litër ujë hedhim 2 lugë supe uthull të bardhë. Këtë e bëjmë se uthulla vret të tëra parazitet.
Pasi ka kaluar gjysëm ore i kullojmë. Në enën që kemi zgjedhur ti vendosim hedhim kripën dhe limontozin dhe pastaj ullinjtë.
E mbushim enën me ujë në temperaturën e ambjentit dhe në fund shtojmë pak vaj ulliri. Mbyllim kapakun dhe sigurohemi që nuk futet ajer.
Ullinjtë në këtë mënyrë mund të durojnë edhe 1 vit.
Sasia e kripes për 1 litër ujë është 90 gr dhe e limontozit është 5 gr / 1 lugë kafeje.
Ullinjte janë gati për tu konsumuar pas 30 ditëve.
Pasi kan kaluar te paktën 30 ditë nxjerim ullinjtë që do pergatisim.
I shplajmë me ujë të rrjedhshëm dhe i presim me thikë në 4 – 5 vënde vertikalisht.
Comments