Tagliatelle me 4 djathra dhe proshute
- Recipes of Bliss
- Dec 17, 2019
- 1 min read

Përbërsit
500 gr Tagliatelle
100 gr djath edam
100 gr djath guda
100 gr djath milner
100 gr djath regato
Proshute sipas dëshirës
1 l qumësht
1 vezë
Kripë
Piper
Vaj
Përgatitja
Ziejmë tagliatelle-t 4 minuta.
I kullojmë dhe i vendosim në një tepsi të cilën e kemi lyer me vaj.
Hedhim djathrat dhe proshutin dhe i përziejm me kujdes që të shpërndahen njesoj në të gjithë tepsinë.
Rrahim vezën me kripë dhe piper sipas deshires dhe i hedhim në enën që kemi qumështin.
Trazojmë mirë dhe e shpërndajmë në tepsi.
E pjekim në furrë të paranxehur në 250 C për 30-35 minuta.
Kur është pjekur shtojmë pak djath nga lartë.
E shërbejme sipas dëshirës.
Comments