Turli me perime ne furrë (Ratatouille)
- Recipes of Bliss
- Dec 4, 2019
- 1 min read

Përbërsit
4 patërxhane
4 kunguj
4 speca
1 lugë supe rigon
1 lugë supe kripë
5 thelpa hudhër
50 ml vaj ulliri
Për patërxhanet dhe kungujt
2 lugë kripë
Uje
Përgatitja
Presim patërxhanet dhe kungujt në copa të vogla dhe i vendosim në ujë me kripë për 10 minuta që tu heqim hidhërimin. Presim dhe specat.
Pasi kan kaluar 10 minuta derdhim ujin ku kishim vën patërxhanet dhe kungujt. I vendosim të tëra perimet në një tepsi të shtruar me letër pjekjeje.
Shtojmë hudhrën të prerë në copa të vogla pasi kemi hequr zëmrën që të jetë më e lehtë shija e saj.
Pastaj hedhim kripën, rigonin dhe vajin dhe bejmë një masazh të lehtë te perimet që të shperndahen mire të tërë përbërsit dhe gjatë pjekjes të thithen mire nga çdo cope që kemi vënë ne tepsi.
Nuk hedhim ujë.
I pjekim në furrë në 180 °C për 1 orë (në varesi të furrës). Pasi janë pjekur i heqim nga tepsia dhe i vendosim në një enë tjetër. Shtojmë pak vaj ulliri dhe i mbulojm derisa të ftohen.
I shërbejme me djath, sallat jeshile ose me se deshironi, në temperaturën e ambjentit.
Comments